Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev nuk është demotivuar as pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë se qëndrimi i tyre mbetet i palëkundur për veton ndaj integrimit europian.

Zaev thekson se duhet vijuar me përpjekjet për një zgjidhje me Bullgarinë. Ai madje thekson se për këto përpjekje e kanë motivuar disa vende të BE.

Bullgaria ka penguar procesin e negociatave dhe integrimin europian të Maqedonisë së Veriut për shkak të disa mosmarrëveshjeve, dhe është i vetmi vend në BE kundër vendit ballkanik.

“Unë besoj se duhet të vazhdojmë më Bullgarinë, të bëjmë përpjekje ashtu siç më kanë motivuar disa vende të BE-së. Flas si Zoran Zaev, udhëheqës i shoqërisë tonë maqedonase me gjithë bagazhin tim që kamë bërë viteve që lamë pas duke leksione Evropiane nga këtu, zemra dhe shpirti i Ballkanit. Jam i lumtur që në BE ka mbetur akoma Evropë, posaçërisht pas hapave të fundit. Për ne BE-ja është e shenjtë’- deklaroi Zoran Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb