“Pokeri” përballë Napolit ishte një rezultat fantastik, një fitore e madhe, por trajneri Pioli përpiqet të mbajë ambientin me “këmbë në tokë”: “Fituam një ndeshje të rëndësishme, por është vetëm një hap përpara në këtë fund sezoni. Nuk duhet të kemi eufori, ishte thjesht një paraqitje e mirë kundër një skuadre të madhe, tani mendjen tek Empoli pasi ndeshje të tilla na kanë penalizuar këtë sezon”, u shpreh Pioli duke u pyetur më pas në ndeshjen dyshe që Milan dhe Napoli do të kenë në Champions:

“Ky rezultat nuk do të thotë asgjë për përballjet në Champions. Do të jetë një tjetër ambient, tjetër situatë. Kjo fitore do të na jap mundësi të studiojmë më mirë kundërshtarin, por nuk ndryshon asgjë”, u shpreh Pioli pas ndeshjes. Feston për këtë fitore dhe për paraqitjen e tij personale edhe Rafa Leao:

Leao
Leao

“Mënyra e festimit? Unë dua gjithnjë të përgjigjem në fushë. Mua më pëlqen të dëgjojë trajnerin tim, jo personat jashtë klubit. Kam kaluar disa muaj pak të komplikuar, por tani jam rikthyer fal trajnerit dhe skuadrës”, theksoi Leao. Nuk beson se kjo sfidë do ndikojë në përballjen dyshe në Champions, Luciano Spalletti:

Pioli
Pioli

“Milan zhvilloi një paraqitje të madhe, shfrytëzuan çdo rast që iu krijua. Ndërsa ne luajtëm një ndeshje në nivel të ulët. Sfida në Champions? Nuk ndryshon asgjë, thjesht tani do dalin disa persona që do të thonë se ne nuk jemi të avantazhuar. Ndeshja në Champions do t’i vendos gjërat në vend”, u shpreh Spalletti në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb