Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ka folur me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, por nuk ka dhënë asnjë detaj se për çfarë është diskutuar. Dy liderët kanë biseduar përmes programit Telegram.

Rusia tha se një delegacion kishte mbërritur në Bjellorusi, për atë ashtuquajturin bisedime me Ukrainën.

Por Zelensky e hodhi poshtë ofertën duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus. Ai tha se mbetet i hapur për negociata në vende të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: