Izraeli ka paralajmëruar se sulmet në Gaza pritet të zgjasin për rreth një javë.

Ushtria izraelite njoftoi sot se po përgatitet për të kryer sulmet të vazhdueshme në rripin ë Gazës dhe se po intensifikon sulmet e saj kundër grupit të Xhihadit Islamik.

Sakaq një zëdhënës ushtarak tha se aktualisht nuk po bëhet asnjë negociatë për një armëpushim të mundshëm, duke iu përgjigjur kështu edhe deklaratave se Egjipti po përpiqej të ndërmjetësonte një de-përshkallëzim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb