TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda i ka kthyer përgjigje deputetit socialist Pjerin Ndreu që dy ditë më parë bëri edhe “biografinë” e kryeprokurores së re, Arta Marku, duke thënë se ajo ishte mbesa e bashkëshortit të Dedës, por se demokratët sipas tij, nuk njohin “robt e shpisë”.

Ish-deputetja ka reaguar përmes një statusi të gjatë në Facebook, ku pranon lidhjen farefisnore me kryeprokuroren e re, të cilën e ngre në piedestal, ndërsa i përgjigjet socialistit Ndreu me fjalët: Prejardhja dhe geni familjar i Artës duhet t`i bëjnë të skuqen ata që intrigojnë dhe hamendësojnë të paqena”.

Sipas Dedës, Arta Marku është një model, i cili i bën nder në çdo rast sistemit të drejtësisë.

STATUSI I ALBINA DEDËS
statusi i Albines
Zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme ka bërë që gjithë këto ditë të kem qenë rëndom e lakuar në media, portale e rrjete sociale ndaj obligohem të sqaroj sa më poshtë:
-Është shumë e vërtetë se Arta Marku është njeri i afërt i familjes time dhe për këtë jam krenare. Kam qenë dhe jam pranë saj çdo moment dhe indinjohem thellë nga përgojime e hamendësime të pabaza dhe shpifje të rëndomta ordinere që bëhen ndaj saj.
-Unë nuk jam konstitucionaliste dhe as juriste por ajo që mund t`i servir hapur gjithë miqve dhe publikut është fakti se personaliteti dhe integriteti moral e profesional i prokurores Arta Marku është një model i cili i bën nder në çdo rast sistemit të drejtësisë.
-Arta Marku është po ashtu modeli i familjares së përkryer, i një zonje shembullore për familjen e saj, të afërmit dhe miqësinë.
-Prejardhja dhe geni familjar i Artës duhet t`i bëjnë të skuqen ata që intrigojnë dhe hamendësojnë të paqena. Ndër brezni familjare ajo shquhet për atdhetari, nder, dinjitet, bujari, sojni e krenari të cilat i ka manifestuar dhe do i manifestojë me konseguencë dhe në këtë post të lartë.
-Unë i përkas pa u lëkundur asnjë çast opozitës, asaj opozite anti-komuniste, jo përfituese e jo abuzuese dhe insistoj për një reformim të sistemit në tërësi dhe atij të drejtësisë në veçanti.
Por sistemin e bëjnë njerëzit dhe Arta Marku ju siguroj se është njëri nga personat e duhur që kuron me guximin, ndershmërinë e profesionalizmin këtë sistem të përçudnuar nga klonet e shëmtuara të diktaturës që akoma e sundojnë.
Edhe njëherë proklamoj simpatinë time të pakursyer për Arta Markun dhe besimin se do ta tregojë shumë shpejt se është e drejtë dhe pa kompromis ndaj krimit e korrupsionit pavarësisht nga vjen e ç’emër ka.

STATUSI I PJERIN NDREUT
rrr
Imoraliteti i PD s`ka kufi. Ndersa flet per kapje politike te prokurorise, harron te konfirmoje, megjithese e di mire se Arta Marku eshte bije e Ndrece Markut inxhinier nga Lezha, banues prej vitesh ne Fushe Arrez dhe mbesa e Prel Dedes, nje nga familjet me te persekutuara te Iballes se Pukes. Nena e saj Liza, eshte nje nder aktivistet me te spikatura te PD-se ne Fushe- Arrez. Rrjedh nga nje familje komplet me qasje e aktivitet te djathte. Gruaja e dajes se saj, Albina Deda ishte deputete e PD legjislaturen e kaluar. Ne kete parti nuk ka me skrupuj. Keta nuk njohin as robt e shpise se tyre para miopise politike, ku i ka zhytur Sali Berisha. PS kishte shume mundesi me gjete nje pinjoll apo pinjolle te majte, por kurrsesi s`e beri e as nuk e vuri si kriter duke treguar dinjitet. Megjithese me prejardhje te djathte, ajo rrjedh nga familjet me te nderuara te atyre zonave, pervec integritetit profesional, qe nuk ka jurist te berishizuar qe ta vere ne diskutim!!!

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb