Moderatorja e “Rrugëtim me Anilën” ishte e ftuar sot në “Vila24” prezantuar nga Brunilda Lahe. Mike e kolege prej vitesh, vajzat këmbyen një bisedë të sinqertë, ku Çela zbuloi pse nuk preferon të bëjë publike në llogaritë e saj në rrjete sociale foto të familjarëve, e i kthehet me batutë Lahes, duke i kujtuar se ajo ka bërë të kundërtën. Më pas Çela tregon si mundi të kthehet në ekran 3 ditë pas humbjes së babait të saj.

E prekur, tha se vetë pozicioni i punës që ka nuk e lejon të përcjellë problemet personale tek publiku. “Ata që punojnë në ekran e kuptojnë. Të duhet të vësh “maskën”, të vishesh me ngyra e të thuash “Mirë se erdhët!”- tha Çela e cila dukej se e kishte ende të freskët këtë plagë. Më tej vajzat iu drejtuan kuzhinës për recetat festive që Anila Çela sugjeroi për shikuesit e “News24’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb