Ndërsa denoncoi kërcënimet e kunatit, 39-vjeçarja nga Belshi publikoi edhe një video që tregon konfliktin për pronën.

Në video ai kërkon që ajo të lirojë shtëpinë, ndërsa prekëse janë të qarat e të birit që i përgjërohet xhaxhait të mos i bëjë gjë nënës së tij pasi do t’i nxirrte ai plaçkat e shtëpisë jashtë.

Videoja në fjalë u bë sot publike edhe në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ku ndër të tjera gruaja u shpreh: “Nuk doja kurrë të mbërrija këtu, por s’kam rrugë tjetër. Më ka trembur fëmijët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb