SHBA

Emily Ratajkowski së bashku me bashkëshortin e saj kanë një pasuri prej 18 milionë dollarë por prapë nuk paguajnë qiranë e shtëpisë. Sipas ‘New York Post’ modelja e njohur dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard, me të cilin u martua në shkurt të 2018-ës janë të telashe.

Ajo dhe producenti i njohur jetojnë në një papafingo në New York në lagjen Noho duke përdorur një ligj të vjetër, i cili ndihmon artistët në nevojë. Modelja e famshme Emili Ratajkoëski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-McClard janë hedhur në gjyq nga pronari i apartamentit ku ata po jetojnë.

Sipas qiradhënësit Antoni Ghosh dyshja nuk kanë paguar për jetesën e tyre në këtë apartament prej më shumë se një viti duke shfrytëzuar një ligj që ndihmon artistët që nuk paguhen dhe familjet në nevojë me një pagesë minimale për një kohë të pacaktuar.

Emili dhe Sebastian janë hedhur në gjyq dhe qiradhënësi u shpresh se ata i detyrohen mbi 120 mijë dollarë plus largimin e menjëherëshëm nga banesa për t’ja liruar atyre që janë vërtetë në nevojë. Edhe banorët e pallatit janë shprehur se ky veprim është i turpshëm për këta personazhe të cilët paguhen miliona dollarë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb