POGRADEC- Procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre”, administratori i firmës së mirëmbajtjes të aksit rrugor Pogradec-Lin. Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan hetimin në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.D, 59 vjeç, banues në fshatin Hudënisht.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë pronar dhe administrator i kësaj firme, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos bërë pastrimin nga dëbora e akulli, në këtë aks.

Për pasojë, janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, si edhe aksidente me dëme materiale në mjete. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb