Menaxheri i hotelit ku qëndruan kontrollorët e Albcontrol, ka treguar detaje nga shoqërimi i tyre në polici.

Në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjola jata, Dashi Shehu tha se policia kishte mbërritur jashtë hotelit rreth orës 22:00, ndërsa priste një urdhër për shoqërimin e tyre.

Sipas tij, kontrollorët janë shoqëruar në polici rreth orës 23:30, ndërsa theksoi se nuk bënë rezistencë.

Kujtojmë se në polici u shoqëruan 26 kontrollorë, ndërsa 3 prej tyre qëndrojnë aktualisht në komisariat.

INTERVISTA
Si ka qenë situata?

Rreth 25 dhoma ishin prenotuar. Disa prej tyre kishin marrë dhoma, disa ishin tek bari. Rreth orës 23:00 erdhi policia dhe i mori.

Ata kishin marrë dhoma pas orës 20:00?
Ata kishin prenotuar dhoma, pasi nuk kishin ku rrinin

Rreth çfare ore erdhën policët?
Rreth orës 22:00 kishte ardhur policia. Furgonat po prisnin jashtë që të merrnin urdhër.

A kanë paguar kontrollorët?
Ne i kemi faturuar, por shpresojmë që pagesën ta bëjnë sot.

Po pjesëtarë të stafit tuaj u shoqëruan?
U morën dhe dy pjesëtarë të stafit për sqarime të mëtejshme. Pas 2-3 orësh u lanë të lirë.

Keni pasur kontakte me policinë?
Policia këtu u shfaq rreth orës 22:00 të darkës, po monitoronin kontrollorët dhe më pas bënë thirrjen dhe i shoqëruan. Policia në dhoma nuk u futën. Kontrollorët i thirrën përmes telefonit. Pak a shumë ata ishin përgatitur se diçka mund të ndodhte.

Ka pasur tensione gjatë shoqërimit?
Situata ishte e qetë. Ata kishin dhe avokatin aty gjatë kohës dhe kur ikën në komisariat.

A janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë nga ana e policisë?
Pamjet nuk na janë kërkuar. Por jemi në dispozicion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb