Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur bisedën me Gazment Bardhin dhe Enlekejd Alibeajn. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se  nuk pati vetëm një shtrëngim duarsh por edhe diskutim.

Ai tha se ata ishin të përkushtuar për një bashkim të PD.

“Statuti i 11 dhjetorit nuk ka kufizim për numrin e mandateve të kryetarëve të degëve. Disa prej tyre më kanë shprehur kërkesën që zgjedhja për kryetar të tyre të shtyhet me datën 20 prill. Unë e diskutova këtë çështje dhe po hartohet udhëzuesi për t’u shpërndarë. Është një proces pozitiv nisur edhe nga marrëdhënia që kanë pasur me ish-kryetarin. Ai ka dhënë dorëheqjen dhe marr përsipër problematikat e krijuara nga drejtimi i tij. Sot PD ka një logo zyrtare të regjistruar në gjykatë, ka një statut. Ju jeni kuriozë të dini edhe çfarë u bisedua. Shova u shtrëngova dorën, u ula dhe bisedova me kryetarin e Grupit Parlamentar Bardhi dhe Alibeaj. Nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh, por edhe diskutim. Unë kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD. I gjeta të përkushtuar në këtë mision por është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb