Jo vetëm kërkime në internet. Kompania Google tashmë është në gjendje të na kërkojë objektet fizike që ne humbasim, siç janë çelësat e shtëpisë dhe të makinave.

Meritë për këtë risi është asistenti i zërit dhe bashkëpunimi me kompaninë Tile, e specializuar në pajisjet Bluetooth që do t’i bashkëngjiten objekteve për t’i gjetur ato më lehtësisht.

Pajisjet kanë dizajne dhe madhësi të ndryshme në mënyrë që të bashkohen me objektet që dëshirojmë.

Ato marrin formën e një karte krediti për t’u futur në portofol ose çantë, si dhe butona ngjitës të vegjël që duhet të bashkangjiten me unazën e varëseve të çelësave.

Pavarësisht nëse është nga smartphone, apo nga një altoparlant, mund ta pyesni asistentin zanor “ku janë çelësat” ose “ku është portofoli?”.

Nëse objekti i humbur gjendet në shtëpi, ai do të ofrojë udhëzime, dhe nëse është harruar jashtë ose humbur, do të jetë në gjendje të tregojë adresën e vendndodhjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: