Atletja amerikane, Lolo Jones, e ka befasuar publikun duke pranuar se nuk ka pasur kurrë një lidhje të vërtetë në jetën e saj.

Dhe arsyeja për këtë, siç ka deklaruar 40-vjeçarja, lidhet ngushtë me martesën e mundshme.

Domethënë, atletja ka vendosur me vendosmëri të ketë marrëdhënie vetëm kur të lidh martesë me partnerin e saj potencial.

“Kam provuar me njerëz nga sfera të ndryshme sociale, madje edhe me kolegë sportistë, por gjithmonë do të kishte një ndarje dhe do të më thyhej zemra. Jam e vendosur të bëj seks për herë të parë vetëm kur të martohem”, kishte pohuar më herët Lolo.

Sidoqoftë, pranimi publik nuk e ndihmoi dhe tani e ka akoma më të vështirë që të gjejë një partner.

“Pas kësaj deklarate i humba të gjitha shanset për takime normale me meshkuj. Më parë gjithmonë mendoja: ‘Në rregull, si t’i them, të pres derisa të më njohë si person apo t’i them menjëherë se nuk dua marrëdhënie para martesës”, është treguar e sinqertë Jones.

Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: