Lionel Messi, kampioni i Botës, rikthehet të flas për suksesin në Katar. Në një intervistë të gjatë për Ole, “pleshti” preku disa nga momentet më pikante, nga festimet, te raporti me Mbappe dhe deri tek e ardhmja.

Lutjet në penalltinë e fundit? Thuhet se po flisja më nënën time apo me Maradona-n, por nuk është kështu, thjesht po i lutesha zotit që të shënonim te penalltia e fundit, të mos zgjatej më shumë agonia.

Aaaa
Aaaa

Foto me Kupën? Arritëm në hotel në orët e para të mëngjesit, De Paul dhe Otamendi më dëgjuan që shkova në tualet dhe erdhën në dhomë duke më bërë foto, Kupa ishte me mua atë natë. Festimet? Njerëzit e përjetuan në maksimum këtë sukses, jo vetëm pas finales, festuan me ditë të tëra. Të shihje imazhet e tyre ishte diçka spektakolare.

Mbappe Messi
Mbappe Messi

Takimi me Mbappe në Paris? Folëm shkurtimisht për mënyrën se si u festa në Argjentinë, asgjë më shumë. Edhe unë kam humbur një finale Botërori, e di se çfarë do të thotë, kështu që e kuptoj dhe nuk dua ta zgjas më shumë këtë argument. Mes meje dhe tij çdo gjë shkon shumë mirë.

Fifa World Cup Qatar 2022 Final Argentina V France
Fifa World Cup Qatar 2022 Final Argentina V France

E ardhmja? Jam 36 vjeç, e kam të vështirë të mendoj për Botërorin e ardhshëm, më duket e vështirë të jem. Unë e dashuroj futbollin, për sa kohë do të jem në formë do të vijoj të luaj, por nuk arrij dot të mendoj deri në Botërorin e ardhshëm.

Scaloni
Scaloni

Rinovimi i Scaloni-t? Shpresoj që të rinovojë, do të ishte diçka e bukur nëse nuk ndryshojmë tani. Nuk kam folur së fundmi me të, por ky është një vendim që i takon vetëm atij, në çdo rast do ta mirëkuptoj”, u shpreh ndër të tjera Messi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: