Meteo Spaho, eksperti i ekonomisë në “Open” në News24, u shpreh se ndryshe nga vendet e rajonit, fuqia blerëse e Shqipërisë në raport me atë të qytetarëve të Bashkimit Europian ka mbetur e njëjta, ndërkohë që ajo e vendeve të rajonit është rritur.

Sipas tij një gjë e tillë është duke ndodhur për shkak se rritja ekonomike është e përqendruar në duart e një grupi njerëzish, dhe nuk pasqyron rritjen ekonomike të qytetarëve.

Spaho: Kur një gjeneral amerikan shkon tek bahçevani i thotë mbill një lloj peme, bahçevani i thotë që kjo bimë do 100 vite të rritet.

Por mbille sot i thotë që të mos na duhet të presim 100 vite plus një ditë më shumë thotë gjenerali.

Krizat nuk janë të rralla. Duhet të mësojmë si të bashkëjetojmë me to. Nuk mund të merremi në vijimësi me paketa sepse janë të pamjaftueshëm sepse shteti i merr lekët nga ekonomia nga qytetarët, nuk i ka në dollap e i nxjerr. Idea është ç’masa do merren që vendi të rritet më shpejt që qytetarët të kenë më pak problematika.

Çdo bëjmë në Shqipërinë e 2030. Do merremi me ca hotele në bregdet. kemi shumë kohë që qëndrojmë vetëm tek mbushja e barkut. Një familje mesatare kursen 100 mijë lekë të vjetra në muaj nëse heq ushqimin. Idea është një çështjes tjetër, në 2013 fuqia blerëse ishte 30 përqind e BE në 2022 është po 30 përqind.

Vendet e rajonit janë rritur pak ndërse ne kemi mbetur aty ku ishim sepse kemi krijuar rritje ekonomike të kapur nga një grup njerëzish.

Kur vetë FMN është konservator edhe nuk i intereson për popullin dhe buxhetin e shtetit thotë ulni taksat, çfarë mesazhi tjetër presim?

Kadia: Kjo është të thuash e mora vesh librin se lexova titullin. FMN tha keni bërë mirë dhe duhet të keni të tjera ndihma sociale. Nuk bëhet brenda ditës se s’po jep çokollata. Je edhe ekonomist, FMN tha bravo që nuk ratë nën presionin si në vendet e rajonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb