Idrissa Gueye nuk pranoi të zbriste në fushë, në fundjavë, për ndeshjen e PSG-së ndaj Montpellier, e vlefshme për kampionatin. Shkak për këtë vendim personal të lojtarit janë bërë fanellat, që mbanin flamurin e LGBT-së te numrat e futbollistëve. Senegalezi i takon fesë islame, me këtë të fundit që nuk qëndron në një linjë me këtë komunitet.

 

“Idrissa Gueye është një lojtar i madh, por besimi nuk është pjesë e sporteve. Çdo lojtar mori pjesë në këtë nismë, përveç tij. Ai duhet të sanksionohet. Justifikimi i  tij tregoi se klubi dhe Liga e lanë që homofobia të ndodhte” – tha Presidenti i Federatës së Sporteve LGBT+ në Francë, Erik Arasus.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb