Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar kthimin e tij në politikë pas përfundimit të mandatit të Presidentit. I ftuar në Syri TV, Meta ka hedhur poshtë cdo mundësi për një mandat tjetër presidenti duke shprehur vendosshmëri për t’u kthyer aktiv në politikë.

Ai u shpreh se problemi me i madh sot eshte fakti se 500 mije shqiptare jane shpallur ‘non-grata’ nga vendi i tyre, duke i detyruar te largohen ne emigrim.

Me 25 korrik 2022 rikthehem aktiv ne politike sepse nuk kam rruge tjeter. Kete e diktoi 25 prilli. Problemi me i madh sot eshte fakti se 500 mije shqiptare jane shpallur ‘non-grata’ nga vendi i tyre, duke i detyruar te largohen ne emigrim. Nuk do pranoj kurrë dhe asnjëherë një mandat të dytë si President nga Rama apo Basha. Kam bërë gjithçka kam mundur për vendin në këtë situatë, ndaj jam i vendosur per tu rikthyer aktiv ne politik. Une jam lider vete, qe dua nga te gjithe politikanet t’i kthejme sovranitetin popullit shqiptar”- tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb