Ky është momenti kur një ushtare femër izraelite shpërthen në vaj për kolegun e vrarë nga një palestinez. Sigurisht dhe këtë radhë ngjarjet e rënda ndodhin pikërisht në zonën e nxehtë të West Bank.

Fotot tregojnë një ushtare izraelite që nuk pranon ngushëllim, por shpërthen në britma e të qara, pak metra larg skenës ku ushtari izraelit u qëllua me thikë në stomak nga një palestinez. Incidenti ndodhi në një zonë që qarkullohet tepër nga izraelitët, bëhet fjalë pikërisht për aksin Jeruzalem-Tel Aviv.
Në të njëjtën ditë një palestinez u vra nga ushtarët izraelitë në flagrancë teksa kërcënonte me një thikë.

Autoritetet palestineze thanë se i vrari ishte një 16-vjecar, kurse një 18-vjecare palestineze mbeti i plagosur rëndë nga ndërhyrja ushtarake.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: