E ardhmja e Elseid Hysaj vijon të jetë një çështje e nxehtë në shtëpinë e Napolit. Fillimisht u fol se palët, menaxheri i Hysaj dhe drejtuesit e Napolit, do të gjenin akordin për rinovimin e kontratës, madje zhvilluan dhe një takim, por që nga ajo ditë, Hysaj shihet gjithnjë e më larg bluve.

Hysaj
Hysaj

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Hysaj në fund të sezonit do të largohet, kjo e kushtëzuar shumë nga një vendim i anësorit të Kombëtares. Hysaj nuk pranon të jetë një zëvendësues, këtë ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, të cilët me sa duket nuk e shohin shkodranin si titullar. Me bekimin e Ancelottit, Hysaj pritet të largohet në fund të sezonit pasi kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Fc Internazionale V Spal Serie A
Fc Internazionale V Spal Serie A

Gjithnjë sipas Gazzetta, Napoli ka piketuar Manuel Lazzarin si zëvendësuesin e Hysaj. Ancelotti sheh te mbrojtësi i Spal profilin e duhur që kërkon për krahun e djathtë. Lazzari vlerësohet me 20 milion euro, por marrëveshja mund të mbyllet në bazën e 15 milionëve. Duke u rikthyer te Hysaj, nuk do të jetë aspak problem që futbollisti i Kombëtares shqiptare të gjejë një skuadër të re, ofertat për të nuk mungojnë por dëshira e tij është të qëndroj në Serei A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: