Genc Çifligu, avokati i ministres Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me akuzat për përfitim nga fondet publike.

Ai ka deklaruar se Xhaçka nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike, ndërsa shtoi se kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk rezulton që deputetja Olta Xhaçka të ketë përfituar fonde publike. Xhaçka si anëtare e kabinetit qeveritar nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike.

Kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje GjK. Nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë.

Nuk ka asnjë kontratë të lidhur mes shoqërisë dhe bashkisë Himarë pasi ndodhemi ende në procesin e ndërtimit të strukturës hoteliere.

Fakti se deputetes i janë drejtuar Kuvendit ne 1 korrik 2022, nuk i legjitimon pasi ka kaluar afati. Afati nis me botimin e vendimit te qeverise për investitorin strategjik më datë 9 mars 2022 në fletoren zyrtare”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb