FIFA është gati të hyjë në botën e platformave të transmetimit.

Associated Press  shpjegon synimin për të ndjekur hapat e Netflix,  duke ofruar disa shërbimet falas për tifozët e futbollit (Jo të gjitha).

Ndër shërbimet e ofruara janë dokumentarë dhe disa ndeshje. Aktualisht po vlerësohet përfshirja e takimeve të Botërorit, në këtë rast kundrejt pagesës.

Drejtoresha e strategjisë së FIFA-s, Charlotte Burr, tha: “Nuk ka tarifë abonimi për shërbimin, por kjo nuk do të thotë që gjërat nuk do të evoluojnë me kalimin e kohës, duke kaluar në versione premium ose duke adoptuar modele të tjera. Në çdo rast, gjithmonë do të ketë një pjesë falas e shërbimit”.

Rfg
Rfg

Ky lajm është pritur mirë nga dashamirësit e futbollit, me këta të fundit që tashmë do zgjidhin “hallin” e të parit ndeshjen që dua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb