Pedagogia Jonila Godole, ishte e ftuar këtë të premte në rubrikën “Opinion”, në “News 24”. Pedagogia do të organizojë një aktivitet  me tematikë “Vitet e Diktaturës” dhe synimi  sipas saj është që qytetarët të kenë informacion të detajuar për vitet e komunizmit.

“Ne kemi shumë përvojë në organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese në lidhje me kujtesën. Nuk jetojmë vetëm me fat, por edhe me organizata të tëra që na mbështesin. Kemi mbi 12 aktivitete këto vite. Por për arsye të kufizimit të vendeve, disa aktivitete nuk mund të bëhet. Postera ndërgjegjësues janë vendosur në Tiranë për të mos harruar 26 shkurtin. Ne ditët e kujtesës e bëjmë sepse nuk kemi data zyrtare. Nesër duhet të ishte një ditë pushimi, për mënyrën se si ra diktatura. Ndërkohë jemi sot data 19 dhe unë nuk kam informacion që do të ketë nesër ceremoni zyrtare. Ne si institucion e mbajmë gjallë kujtesën me mbështetjen e organizatave të huaja. Rinia shqiptare ka nevojë të marrë informacione për të shkuarën, kjo është dhe motoja jonë, dimë më shumë apo më pak për atë kohë. A di brezi ri më shumë apo jo, këto janë pyetje që do të merremi gjatë ditës së kujtesës. Sot në orën 17:00 do të përshëndetet nga Presidenti i Republikës, kreu i OSBE në Tiranë. Por më e rëndësishmja është që do ketë një folës, kemi një historian këtë herë, Oliver Shmid. Themi që ka qenë një periudhë e errët, por a ishte vetëm kjo në Shqipëri, krahasohej me vendet e tjera. Shoqëria shqiptare duhet t’i dijë këto”, tha pedagogia.

Pedagogia u ndal tek demokracia dhe tha se në Shqipëri ajo është ende në tranzicion. Godole theksoi se demokracia në vend nuk mund të përparojë ku arkivat janë ende të mbyllura, eksponentët e para viteve ‘90-ë i gjejmë ende në institucione dhe ish të dënuarit politikë janë ende pa u dëmshpërblyer.

“Kishim përpara pak javësh një risi për demokracinë shqiptare u rrit shumë pak për qind dhe u fut në demokracitë që janë më pak të brishta. Mendoj që jemi në një fazë tranzicioni që në thelb duhet të kishte marrë fund në vitet ’96-ë, por me firmat piramidale u kthyem mbrapsht dhe nuk e morëm veten. Shpresa për një Shqipëri si gjithë Evropa, ra nga ‘96-a – ‘97-a. Humbën besimin tek institucionet. Duhet të hapnim dosjet e sigurimit, arkivat dhe të shihnim deri ku figurat publike ishin të përfshirë. Ata janë në politikë, akademi, shkencë gjithandej. Shoqëria shqiptare ishte shumë e zënë atëherë me mbijetesën e saj. Ne bëmë disa gjyqe qesharake, gjyqet e kafes për dëm ekonomik dhe ndërkohë patëm guximin të nisnim gjyqe për gjenocid. U dënuan atëherë mbi 16 veta dhe dy vite më vonë, në 97-ë, gjykata e asaj kohe që i kemi pasur për një kohë të gjatë të politizuar i urdhrat për gjenocid të pavlefshme. Të internuarit, të burgosurit politik ende nuk i kanë marrë dënim material. Ne si shoqëri të kishim një garanci kolektive që po kjo që ndodhi duhet dënuar, ne nuk duam të dënojmë lider autoritar, shtet monist, që të vendosim një vizë të madhe dhe të ndërtojmë demokracinë. Keqkuptimi që kemi për demokracinë është që të kemi zgjedhje për katër vite, kemi një treg, është zhvendosur tregu kapitalizm, kemi zgjedhjet e lira. Jo. Kjo nuk është demokracia, edhe në kinë kemi një treg kapitalist dhe kemi shtet komunist. Kam frikë për Shqipërinë siç është modele të Kinës. Gjendja në Evropë dhe në botë ka ndryshuar sepse ne nuk jemi në vend komunist. Ky është një rast i paprecedentë. Është ndërtuar një shtet, ku qytetari duhet të ketë shumë kujdes që e keqa mund t’i vijë sepse e keqa po e pret. Politikanët e marrin kohën e ekraneve duke bërë propagandën e tyre. Shikoj se dhe në rrjete sociale ka pasur tentativa nga qeveria për të kontrolluar platformës online. Kështu që unë këto i shoh si tendenca negative, kjo frymë nuk është e re, është frymë e një politike të së shkuarës. E kërbaçit sepse kështu njerëzit binden. Gjatë diktaturës funksionoi, por tani ka ardhur koha që të mos kemi frikë për të folur, ka gjithmonë një mundësi. Ne kemi nevojë për një shoqëri civile dhe të zgjuar, jo më propagandë sepse e kemi pasur për vite dhe e dimë se ku na ka lënë”, tha pedagogia.

 

Pedagogia e cilësoi si të papërshtatshëm gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë. Sipas saj, ligjërimi i tyre politik ka ndarë shoqërinë në dy fronte,

“Çdo shoqëri ka nevojë për empati, çdo katastrofë natyrore shfrytëzohet për të bërë shoë-n e radhës nuk kemi empati reale. Gjuha e ashpër e përdorur nga politikanët e ndan shoqërinë në dy fronte. Ka qenë si në kohën e shkuar, kjo ndodh edhe sot, e shoh tek ndjekësit militant të partive. Janë këto breza të rinjsh që janë neutral në këtë shoë, por nuk kanë shpresë tek politika, institucione. Partitë ekzistuese duhet t’i mëshojnë shpresës, synimi final dot ë ishte pajtimi i popullit. Në të mirë dhe të keq, pajtimi nuk vjen duke bërë makijazh të plagës. Por plaga nuk ikën, ikën nëse i japim ilaçin e duhur. Ilaçi nuk është harresa ndaj të shkuarës. Ilaçi është një hapje transparente e arkivave, e kam thënë gjithmonë edhe dosjet e sigurimit duhet të ishin të aksesueshme. Unë jam për një transparencë totale. Krimi nuk skadon, mbetet aty. Në plan të parë duhet të kishte transparencë. Në thelb gjithçka që ka ardhur nga këto vite, ka kaluar nga duart e elitave të vjetra. Respektimi i të drejtave nuk arrihet nëse nuk i rikthejmë dinjitetin në vend të dënuarve të dikurshëm”, përfundoi Godole.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb