Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, në fjalën e tij në mbledhje, tha se duhet aksion politik dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht.

Biberaj shtoi se Rama dhe banda e tij nuk mund të rrëzohen me konferenca shtypi, por se duhet një axhendë e qartë për protesta dhe aksionet e tjera që do të ndërmerren.

“Propozim për të futur në rend dite aksionin politik që duhet ndërmarrë. Qytetarët presin aksion politik. Kaloi korriku e po vjen tetori e të gjithë shpresonim për një aksion politik.

Rama me grupet kriminale ka ardhur koha që s’kanë më nevojë për denoncim, s’ka shqiptar që se di si është ai.
Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi. PS e shndërroi në sekt Rilindje dhe të njejtën ka bërë për Shqipërinë dhe nuk lejon votime të lira.

Situata është shumë më e zjarrtë se sa këtu, ka shkuar në një situatë të tmerrshme. Si nuk lë zgjedhje. kujtoj Durrësin që ditën e votimit votuesit shkonin para zyrës së PS merrnin zarfin dhe pastaj votonin.

Nuk shkohet në zgjedhje me Ramën e bandën e tij. Duhet ta rrëzojmë me të gjitha mënyrat. Ky është figura më e errët që ka nxjerrë Shqipëria”, tha ai.

Ndërkohë kryetari i PD Sali Berisha u përgjigj se nuk do të hiqet dorë dhe se do të punohet me intensitet.

Ai shtoi se beteja duhet të nisë sa më parë dhe se do të bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat dhe me forca të tjera politike.

“E ritheksoj se veprimtaria e PD-së është dhe duhet të jetë detyrimisht shumëplanëshe. Duke u përqendruar me të gjithë potencialin e saj në organizimin, në aktivitetet e lidhura me primaret, ajo është dhe do mbetet, ka për detyrë kryesore organizimin e revoltave të fuqishme paqësore dhe në kohën më të parë të mundshme.

 

As nuk është hequr dorë, as nuk do hiqet. Përkundrazi po punohet dhe do punohet me intensitet.
Do bëhet gjithçka për të bashkërenduar këtë aktivitet me të gjithë faktorët e rëndësishëm të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, me sindikatat, me forca të tjera politike.
Nuk ka asnjë lloj ndryshimi në mendim se kjo betejë duhet të nisë sa më parë”, tha Berisha.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb