Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë disa deklarata në drejtim të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se ai ishte kthyer nga rruga, ndonëse ishte nisur për vizitë në SHBA, duke nënkuptuar se i ishte refuzuar viza.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se pas Edi Ramës, emri që duhet të pyetet për aferat është Lulzim Basha.

“Pyeteni, për ca arsyeje u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove në SHBA? Për transparencë! Kush do shkonte para ligjit? Kjo ndodhte. Ndaj u kthye. Ju kur dalin politikanët para jush duhet t’i pyesni (Per Bashen). Mos të hezitoni. E ke në vëmendje ti. Kur u nis me Gjekmarkaj në Uashington. Gjekmarkaj shkoi dje apo sot. Ai u kthye. Gjekmarkajt po të niset. Ju duhet të pyesni se pse Edi Rama do të mbylli dosjen e rusëve. Në rast se e mohon, të na thotë një dokument për Nik Muzin. Për mos të thënë pastaj për dosjen përvëluese për Toyota Yaris, Pyeteni pak. Nëse ka njeri që duhet të pyetet për afera konkrete pas Edi Ramës, është Lulzim Basha.”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: