Analisti Arjan Vasjari komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, koalicionin opozitar dhe qëndrimet e Presidentit Ilir Meta. Sa i takon opozitës, Vasjari tha se opozita ka të gjitha instrumentet ligjorë të mundshëm dhe po bën gjithçka normale.

Ndërsa për sjelljen e ashpër të Metës, analisti u shpreh se kjo vjen nga fakti se Presidenti mendon që mazhoranca do të manipulojë zgjedhjet e 25 prillit.

“Gjithë instrumentet ligjorë të mundshëm janë ato që opozita i ka kërkuar. Ajo çka opozita po bën sot është krejt normale. Ka nevojë opozita që të mbajë një lloj tensioni në atmosferë, sepse zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm. Një vëmendje e shtuar e opozitës për 25 prillit është normale. Unë nuk kam arritur të perceptoj një frikë nga opozita për 25 prillin. Është e vërtetë që Presidenti asociohet me opozitën. Presidenti, për shkak të rolit dhe pozicionit të tij politik e kushtetues, është në detyrimin e tij që të ketë një qëndrim të qartë, të prerë, transparent se si duhet të jetë 25 prilli. Këtë do ta bënte çdo president në botë. Por, ngarkesa, emotiviteti, agresiviteti i sjelljes së Presidentit në raport me një mundësi, që për mua nuk është e tillë, që më 25 prill mazhoranca do të manipulojë zgjedhjet, më bën të shoh një lloj pasigurie nga Presidenti”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb