Eksperti i ekonomisë Besart Kadia në një lidhje live për News24 ka ngritur shqetësimin lidhur me paketën e ndihmës ekonomike që ka miratuar qeveria për të përballuar krizën e koronavirusit.

Sipas Kadisë ajo nuk është një paketë ekonomike por vetëm sociale pasi biznesi si  i madh dhe i vogël është harruar fare.

Ekperti thotë se biznesi tashmë është harruar nga qeveria pasi do të duhet të marrë kredi, të paguajë taksa dhe detyrime si në kohë paqe, teksa nuk ka siguri për të ardhmen dhe momentalisht nuk prodhon të ardhura.

Po ashtu ai paralajmëron se do ketë heqje nga puna nëse qeveria nuk ndryshon strategji për prillin pasi edhe në mars sipas tij ka pasur heqje nga puna për shkak të mospërballimit të kostos.

Ndër sektorët më të goditur sipas Kadisë është pikërisht Turizmi por edhe aktivitetet prodhuese që i ka mbetur stoku i prordhuar dhe nuk e shet dot ose nuk prodhon dot fare ndërkohë që ka punonjës për të paguar.

 

 

”Për herë të parë po themi të mendojmë për ekonominë se sa situatë e vështirë është krijuar. Nuk është fundi i botës por fundi i muajit. Sot çdo biznes I madh apo I voggël është me dhimbje koke. Janë të harruar, dhe barrën e mbylljen e kanë ata. Për mospagim pagash, apo heqje nga puna apo edhe në punë informale deri tek binzeset e mëdha që merren me shkëmbime tregatare. Nuk ka qelizë të ekonomisë që nuk është prekur.

Është mungesa e një pakete që mendon për një ekonomi post- koronavirus. Është një paketë gjysmake se përveç këndvështrimit të menjëhershëm social, nuk duket sikur pra ka një vlerë 65 milionë euro nuk po mendon për ekonominë post- koronavirus.

Kur të dalim nga kjo periudhë bizneset do jenë pa të ardhura, do ketë heqje nga puna. Do ketë një zinxhir që do jenë të paaftë për të paguar. Nuk ka masë lehtësuese. Kërkohet të paguhet tatim- fitimi si në viitn 2019.

Pra i duhet të paguajë edhe pse 3 muaj nuk ka mundësi të paguajë. Bizneset që janë motori i mirëqënies ekonomike që punësojnë mijëra njerëz.

Ka paketë sociale por jo ekonomike. Do kemi një ekonomi pas izolimit që nuk do jetë si më parë. Pra do të ketë heqje nga puna, dhe qeveria s’ka bërë paketë fiskale, me lehtësim për taksat. Vijon normalisht dhe nuk jep as edhe një ndihmë.

Unë e shoh të vështirë vendimin e qeverisë. Paketa sociale ka filluar në prill por ka prekur dhe marsin. Qeveria jonë nuk po e shoh fare prioritet biznesin dhe nuk kupton realitetin, nuk e kupton sa do goditet biznesi nëse nuk bën një paketë të mirfilltë.

Ka mallra që po skadojnë sot që biznesi nuk mund t’i përdorë kur shumë mirë qeveria mund t’i përdorë për të ndihmuar ata me ndihmë sociale.

Përveç nuk ka lehtësim ekonomik, duhet të paguajë, taksa, kredi po i ikën dhe malli.

Jam dakort me këtë filozofi që sot shteti sot duhet të marrë masa për të dalë fitimtare me ekonominë, jo vetëm me koronavirusin.

Kosto sociale, ekonomike janë të pallogaritshme. Lufta njeh dhe zgjuarsi në këtë betejë. Ndaj duhet një paketë mirëfill ekonomike që të shohë sjelljet e saj karshi investimeve. Kujt i duhen shkollat dhe rrugët kur nuk ka punë. Pra këto të shtyhen në 2021. Duhet një paketë immediate që të heqë riskun dhe është sinkron me shtetet e tjera. Kosova, Anglia, Austria kanë marrë masat ku i paguajnë punonjësve të biznesit. Kanë pranuar rritjen e borxhit.

Si mos pranojmë një borxh të shtuar për të mbajtur gjallë ekonominë.

Unë do thojë është e gjithë ekonomia e prekur përveç ushqimoreve dhe farmacia. Turizmi është më e prekura, me tërmetin, me koronavirusin dhe do prekë shumë nga qershori në Shqipëri.

Duket dhe me ngritjen e euros, do bjerë numri i turistëve. Ka 6 muaj që s’ka aktivitet ekonomik, taksat lokale vijojnë sikur të jenë në kohë paqeje. Është një nga më të prekura.

Do ketë vetëm një ndihmë të vakët vetëm për pagën. Do jetë ndoshta viti më i vështirë për turizmin.

Kthehemi te pjesa e pagave tek  turizmi, është një sektor që e kemi industri parësore dhe pagat apo nevojat për të ndihmuar bizneset deri në 80. Derisa të kalojë kjo krizë. Deri tani masat janë paketë sociale.

Nëse nuk merren masa atëhere do jenë kostot më të mëdha edhe më shumë në të ardhmen. Ndaj dhe duhet shteti për këtë ditë. Investimet qeveritare vijojnë si më përpara. Nëse 100 milionë euro grant për bizneset është shumë absurde.

Kreditë që janë marrë në 7 vite janë në staniacion. Kur taksat dhe detyrimet janë të njëjta, s’ka të ardhura, dhe i kërkohet edhe të marrë kredi atëhere shteti po ja lë riskun biznesit dhe ai fond nuk vlen pasi askush nuk do marrë kredi për të paguar punonjësit.

Kur të mbarojë kjo situatë shteti do ketë një ekonomi që do ketë humbje punësh, frikë për të ardhmen, ndaj është e domosdoshme që të mbylli deri në 2021 investimet dhe tenderat politikë por të shpëtojë ekonominë.

Mendoj që duhet të mendojmë ekonominë sot. Jemi me fat që kemi pak raste me koronavirusin por është situatë që mund të zgjasë. Kur biznesi që mbyllet, qeveria duhet të mendojë për veten fillimisht. Do ketë njerëz që nuk do ketë të hanë. Qeveria ka vërtetuar që ka marrë borxh për interesate veta. Ka marrë për një projekt 1 miliardë dollarësh. Qeveria kur duhet të marrë borxh ja lë riskun biznesit. I jepet grant gjithë ekonomisë shqiptare dhe ky zinxhir duhet mbajtur gjallë.

Qeveria të zgjohet dhe për çfarë sfidash ka pas mbylljes së karantinës. Qyetarët kur po pranojnë vendimet e qeverisë dhe mos ja lërë riskun ajo duhet të marë liskun. Pagesat, detyrimet taksat lokale nuk kanë ndryshuar. Nuk shoh një paketë ekonomike.

Marsi ka qenë më shumë se gjysma pa aktivitet ekonomik dhe bizneset për shkak të marrëdhënieve, pritshmërive dhe kanë marrë në kurriz të tyre pagesat për një detyrim që nuk ekziston.

 

Gjëja e parë është paga kontribuese me sigurime shoqërore deri në 80% por dhe deri e plotë. Mos lenë njerëzit të mbeten të papunë. Kosova e bëri plus dhe për gjysmën e pagesës së qirasë. 12 milionë euro ndihmon mijëra njerëz. Këtu do të merren bizneset në një vlerë 20 milionë euro ndërkohë janë harruar të tjerat që janë edhe më të nevojshme. Harrimi i të vegjëlve për të mëdhenjtë është e palogjikshme, jo konribuese.

Të merret paga mesatare, të paguhet prilli dhe maji dhe të paguhen pagat. Të gjenin modelet e vendeve të tjera. Pagesa direkte drejt bizneseve sigurisht që shkon veëm për paga.

Banka me politikën monetare është ndihmë afatshkurtër që është risk për biznesin dhe nga mund të jetë qeveria për të ndihmuar sipërmarrjen.

Kanë filluar dhe të lejnë punonjësit edhe për muajin mars pasi janë në vështirësi dhe nuk kanë cash. Nuk marrin kredi sepse janë të pasigurt për të ardhmen e tyre dhe janë të shqetësuar për mbylljen e vesheve nga qeveria. Në çdo lloj qyteti të Shqipërisë është lehtësim për gjithë shoqërinë jo vetëm për biznesin. Po ra konsumi e para do e ndjejë qeveria.  Jemi duke vrarë biznesin dhe ekonominë me duart tona.”- tha Kadia.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb