Ronaldinho është infektuar me COVID-19. Nga shumë figura të njohura të sportit, as braziliani nuk ka mundur t’i shpëtojë virusit.

40-vjeçari i cili ka shkëlqyer më parë me Brazilin dhe Barcelonën është vetëkarantinuar në Belo Horizonte teksa nuk ka simptoma.

Ai tregon se që dje erdhi në Belo Horizonte për një event mirëpo bëri testin dhe rezultoi pozitiv.

“Unë kam qenë këtu në Belo Horizonte që dje, pasi erdha të marr pjesë në një ngjarje. Unë bëra testin dhe u testova pozitivisht për COVID. Jam mirë, asimptomatik, por do të duhet ta lëmë ngjarjen për më vonë. Së shpejti do të jemi atje së bashku. Përqafim i madh!”- tha Ronaldinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb