Bylis nuk ia doli dot të sigurojë mbijetesën në Superiore dhe në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë. Klubi ballshiot ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me më shumë se 10 lojtarë. Bëhet fjalë për Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi.

“Të nderuar sportdashës mallakastriotë, mbyllja e sezonit nuk ishte ajo që donim e që shumë kishim ëndërruar, por ju premtojmë se do të rikthehemi më të fortë!

Nga sot, kemi nisur punën për sezonin e ri, ndaj ju bëjmë me dije se: Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjesa jonë. Klubi ynë i falënderon për kontributin e dhënë dhe u uron suksese në vijimin e karrierës së tyre!Së bashku më të fortë, së bashku me Bylisin!” – shkruan klubi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: