BALLSH

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar gratë naftëtare në Ballsh, të cilat kanë 3 ditë në grevë urie.

Kryemadhi tha se përpara tyre se duhet gjendur koka e problemit e duhet goditur, kurse shtoi se pasojat e Mallakastrës do të ndihen deri në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Ju sot jeni në gjendje të rëndë. Këtu koka e problemit është e njëjta e duhet të ndëshkohet koka.

Pasojat e Mallakastrës do vijnë edhe në Tiranë, duke shkaktuar probleme ekonomike e financiare. Nuk ta fal njeri bukën e fëmijës”, tha Kryemadhi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb