Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i ka dërguar një letër ngushëllimi homologut malazez, Veselin Veljović për vrasjen e policit kufitar Milutin Lekovic një javë më parë.

Në nderim dhe kujtim të i Lekovic u organizua një ndeshje volejbolli në Tivar mes vajzave të ‘’Volley Police’’ Albania dhe atyre të ekipit “GALEP”. Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për nder të policit të vrarë me moton “Nuk të harrojmë kurrë’’.

Milutin Lekovic u vra më 15 dhjetor në Igallo të Malit të Zi. Si autorë të dyshuar Policia ka arrestuar tre shqiptarë nga Kosova.

Mal i Zi

Aktivitet sportiv ndërmjet ekipit “GALEP” të Malit të Zi dhe ekipit “Volley Police” Albania , në kujtim të Milutin Lekovic, ish-kolegut të Policisë në Malin e Zi.

Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, nëpërmjet një letre ngushëllimi për vrasjen e punonjësit të Policisë Kufitare Milutin Lekovic, i ka shprehur Drejtorit të Përgjithshëm të Malit të Zi, Veselin Veljović ndjenjën e thellë të trishtimit të gjithë Policisë së Shtetit, solidarizimin dhe mbështetjen për të luftuar së bashku fenomenet kriminale dhe në veçanti ata që ngrenë dorë mbi zbatuesit dhe ruajtësit e ligjit.

Në shenjë solidariteti e mbështetjeje dhe në nderim e kujtim të ish-kolegut në Policinë Kufitare të Malit të Zi, Milutin Lekovic, në bashkërendim e solidaritet të plotë me kolegët e Policisë së Malit të Zi dhe me iniciativën e kryesisë së Ipa Montenegro, me presidente Vojislav Dragojevic dhe IPA Albania, me president Skënder Doda, në Tivar u zhvillua një ndeshje miqësore ndërmjet ekipit “Volley Police”  Albania  dhe një grupi vajzash të ekipit “GALEP”.

Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nderim të punonjësit të Policisë, me moton “Nuk të harrojmë”.

Kjo ndeshje u vlerësua shumë nga ana e kolegëve të Policisë së Malit të Zi, për faktin se bashkëpunimi i Ipa Albania me ekipin “Volley Police” po i kalon pritshmëritë e Policimit në Komunitet duke u bërë shembull i mirë i fqinjësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë, gjë që do të rrisë edhe më shumë rezultatet në punë, siç është lufta për parandalimin e krimit të organizuar etj.

Presidenti i Ipa Albania Skënder Doda, njëkohësisht dhe Drejtor i Menaxhimit dhe Drejtimit në Policinë e Shtetit, falënderoi për mikpritjen homologët Snezana Babovic, Vladan Gjurishiqsi e Dejan Rakovic dhe gjatë një interviste të dhënë në radio ‘Bari’ shprehu edhe njëherë në emër të Policisë së Shtetit ngushëllimet e sinqerta për vrasjen e Lekovic.

Ekipi vizitoi Muzeumin e Krajl Nikoll .

Ekipit “Volley Police” drejtuar nga Majlinda Brahja dhe trajneri i mirënjohur Shaban Uka, në kthim iu rezervua një takim në Shkodër nga Felek Brahimi, Sekretare e Përgjithshme e Prefekturës Shkodër.

Në emër të Ipa Rajoni Shkodër, Ardian Zaganjori, në shenjë respekti, u dhuroi trëndafila të kuq  vajzave të ekipit “Volley Police”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/557141878167742/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARAbAGjonXjfudVn6AnLSNoVewlX092dwxjrMxkuvjnElswe2zmB_0F2Sqy6cUKeHseupGp0AXVkZBHZ

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb