Kiara dhe Luizi kanë diskutuar për nominimin e Kiarës dhe Oltës. Kiara i ka thënë Luizit se do të jetë ajo që do dalë nga ky nominim, ndërsa shtoi se kjo është një luftë mes tij dhe Oltës dhe se njerëzit duan ta shikojnë vetëm. Ajo i kërkoi atij që ta fitojë këtë Big Brother për të dy.

Luizi ka thënë se nëse ajo largohet, ai do marrë hak.

Duket se Kiara ka arritur ta bindë Luizin të qëndrojë për të shkruar deri në finale dhe të jetë ai fituesi.

Pasi përfunduan bisedën, ata u përqafuan dhe nisën të përloten.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Hajde se në shtëpi do shkojmë

Dea: O çifti mos e vrisni mendjen për asgjë more

Luizi: Ne po bëjmë dashni moj me imagjinatë

Kiara: Mos mu mërzit aman se nuk të shikoj dot më kështu, në shtëpi, që nuk më flet. Ça do mendosh më? Iku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: