Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e PD në Korçë, në një sallë të tejmbushur me mbështetës, ku ka shprehur bindjen për fitoren e Partisë Demokratike.

Ai është shprehur mirënjohës ndaj demokratëve, teksa ka thënë se “ Ne Shqiperine tone shume pak kemi degjuar te thuhet faleminderit, ju faleminderit dhe mirenjohje për ju, për çdo votë për çdo kontribut. Mirenjohja eshte kollone e ndertimit dhe se bashku kemi ndertuar tullë më tullë në çdo cep një strukturë të fortë dhe fituese qê asgjë se prek dot”.

Më tej, ish-deputeti ka deklaruar se “Së bashku kemi përballuar shumë veshtiresi dhe padrejtesi vitet e opozites jane te veshtira per ju dhe familjet tuaja. E di se sa keni vuajtur ne 8 vite opozitë pa përfituar asgjë, keni dhene dhe do jepni sepse ju luftoni për ideale, pavaresisht se ju kane sakatuar ne biznese, ne vende pune, ju kanë presionuar dhe kërcënuar por sia kane dale e sdo ia dalin. Ju Jeni Partia Demokratike, partia e lirisë! Çdo përballje me veshtiresitë se bashku kemi menduar pergjegjesine e gjithe shqiptareve prandaj nuk terhiqemi e nuk do tërhiqemi!”

Gjithashtu, ish-deputeti Salianji është shprehur se PD ka nxjerrë qelbin e korrupsioni, krimit dhe pisllëkut të qeverisë.

“Ne kemi zgjedhur luften e perplasjen, ju kemi dalë përballë pa u fshehur, kemi nxjerre qelbin e korrupsionit, krimit dhe pisllekut ne siperfaqe, është vetem ceshtje kohe sa te thahen e treten dhe te ikin me gjithe peshtiresine qe kane krijuar #25 Prill ne do te sjellim ndryshimin! Të gjithë bashkë me fitoren e thellë të Partisë Demokratike”, ka përfunduar ish-deputeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb