Ina Hoxhaj është konfirmuar në detyrë. Gjyqtarja e Gjykatës së Pogradecit, Ina Hoxhaj u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Hoxhaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Pogradecit. Prej vitit 2018 ajo është komanduar si ndihmës magjistrate pranë Gjykatës së Lartë me afat 5-vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb