Tirana dhe Redon Xhixha janë dy më të humburit nga sfidat e fundit të Kombëtares shqiptare. Kjo, sepse te të kuqtë janë katër lojtarë të grumbulluar dhe te Tirana, askush.

Në fakt, Edi Reja kishte grumbulluar Redon Xhixhën për dy sfidat kuqezi me Italinë dhe Armeninë.

Problemi ishte tjetërkund për sulmuesin bardheblu. Xhixha kishte udhëtuar në Greqi, sepse vuante nga muskujt e barkut dhe po kurohej nga një mjek i njohur ku shkojnë zakonisht lojtarët grekë apo shqiptarë.

Thënë shkurt, për Xhixhën fati i keq, sepse duhet të ishte ai i grumbulluari për sfidën me Italinë. Por Reja nuk priti që Xhixha të kthehej nga Greqia dhe të vishej kuqezi. Sulmuesi bardheblu është golashënuesi më i mirë i Superiores me 10 gola të shënuar në 12 javë kampionat.PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: