Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, kësaj rradhe bëhet fjalë për Izmir Smajlajn i cili nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati.

Atleti u rendit në vendin e 9 në Baterinë A dhe i 17 në renditjen e përgjithshme.

Shkodrani kërceu 7,81 në provën e tij të parë, në provën e dytë 7,86, ndërsa në provën e tretë dhe të fundit bëri faull.

Izmir Smajlaj ka zbvilluar një Olimpiadë më të mirë kësaj here në Tokio sesa në Rio në vitin 2016, ku nuk shkoi më tej se 7,72 metrave, por tepër larg rekordit të tij prej 8,11 metra./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb