KORÇË

Shoferët e furgonave dhe taksive në Korçë janë ngritur në protestë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se arsyeja që pretendojnë shoferët ësthë se nuk po lejohen që të kthehen me pasagjerë në automjet.

Shoferët thonë se në 30 vite nuk kanë hasur problem të tillë, por javën e fundit rreth 60 shoferë janë gjobitur nga 5 deri në 25 mijë lekë të reja.

Vendimi është marrë nga Bashkia e Korçës që  nuk lejon brenda rrethit udhëtimin e mjeteve taksi e furgon me pasagjerë për në kthim.

‘’ Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lek të vjetra. Kemi 30 vite me këtë punë, nuk kemi hasur probleme të tilla, që prej 1 jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba. Policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që çojnë të ardhura në familjet e tyre. Janë rreth 60 shoferë që kanë hasur së fundmi kë të problem.’’- thanë shoferët.

Ndërkohë për situatën ka reaguar specialisti i lincencimit të transportit pranë Bashkisë Korçë, Nikolin Lika i cili sqaroi se drejtuesit e mjeteve të licentuara pranë Bashkive të tyre nuk mund të marrin pasagjerë nga Bashkitë e tjera.

”Të gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të licencuar pranë Bashkive respektive nuk mund të statcionohen dhe të marrin pasagjerë nga Bashkitë e tjera, pasi neni 37 i ligjit të transportit ndalon funksionimin e taksive në linjë të regullt.”- tha Lika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb