Trajneri i ekipit të futbollit Antigonea, Sandër Serjani ka sqaruar incidentin që ndodhi sot në pikën kufitare të Kakavijës, ku pala greke i vendosi atij kryq në pasaportë, ndërsa nuk lejoi skuadrën të shkonte drejt Greqisë.

Përmes një lidhje telefonike për ‘News24’ trajneri tregoi se si kishte ndodhur e ngjarja, ndërsa shtoi se pala greke kërkoi ftesat për gjithsecilin nga anëtarët e skuadrës. Teksa e cilësoi tendencioze, Serjani tha se punonjësja e sportelit grek madje e kishte kërcënuar se do t’i vendoste masën prej 5 vitesh që ai mos të hynte në shtetin helen.

“Turp i madh për palën greke. Ne jemi një ekip futbolli. Ishim ftuar nga një ishull për një ndeshje. Shkojmë në Kakavijë. Pyeti polici grek dhe i tregova se ku do shkonim. Ishim 11 veta. Si fillim nga kaluan. Një vajzë, përgjegjëse turni, na kërkoi pasaportat dhe më pas na tha se duhet të bëni një garanci për secilin person. Ne kishim vetëm një ftesë nga ekipi grek. Më pas marrim pasaportën, kur shoh në pasaportën time kishin vendosur kryq. U them se pse më keni vendosur kryqin? Më tha; e bëra unë. Unë u thash se më këtë pasaportë shkoi kudo. S’më dha asnjë arsye. Se mendoja se do më vinin kryq pas 20 vitesh, ky është një turp. Kemi bërë ndeshje gjithandej. Të kesh pasaportë shqiptare dhe të kesh frikë të kalosh kufirin, kjo është e paprecedentë. Kjo është çmenduri. Kishim marrë nga 300-400 euro secili se dy ditë do rrinim. Kur shkova të ankohesha, zonja e sportelit më kërcënoj; Të bëj të mos kalosh 5 vjet. Kjo është e turpshme, të ndodhin kjo në vitin 2018”, tha trajneri i Antigoneas.
WhatsApp Image 2018-05-18 at 11.04.38 (2)

WhatsApp Image 2018-05-18 at 11.04.36

WhatsApp Image 2018-05-18 at 11.04.37

WhatsApp Image 2018-05-18 at 11.04.38 (1)

WhatsApp Image 2018-05-18 at 11.04.38

WhatsApp Image 2018-05-18 at 11.04.37 (1)

foto1

foto32

WhatsApp Image 2018-05-18 at 11.04.36 (1)

foto3
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb