Një nënë është arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë, pasi akuzohet se nuk u përkujdes për djalin e saj të mitur.

Bëhet fjalë për një shtetase kosovare, ndërkohë që fëmija është dërguar në jetimore.

Njoftimi i policisë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS/ Prishtinë 20.11.2021-17:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nuk ishte përkujdesur për djalin e saj të mitur. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa djali i të dyshuarës është dërguar në strehimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb