Aktori Petrit Malaj tregon në një lidhe live për ”News24” Rikard Ljarjan e vërtetë, aktorin dhe regjisorin që ditën e djeshme vdiq në moshën 77- vjeçare.

Malaj thotë se nuk e priste këtë ndarje nga jeta e Ljarjes pasi i ka dhënë shumë atij ndërsa tregon dhe komunikimet me të në punë dhe jashtë punës.
Si regjisor Malaj e tregon Ljarjes jo si një diktues apo që bërtet, por si një regjisor që bënte çdo me zgjuarsi dhe qetësi si askush tjetër. Po ashtu aktori thotë se Ljarja krijotne një atmosferë shumë të mirë në grup pune.

Ndër të tjera Malaj thotë se gjatë kohëve të fundit kur komunikonte e gjente Ljarjen duke pikturuar apo bërë poezi teksa ai ishte një njeri në dukje i theshtë që vetëm ofronte dhe nuk largonte askënd.

”Nuk e prisja se për atë që më dha Rikard Ljarja. Nuk u shua një person i zakonshëm. është shuar i madhi Rikard Ljarja, një farë, një simbol. Nuk ishte një i zakonshëm, ishte i zakonshëm se si sillej. Për atë që të jepte dhe përpiqej të merrte, nuk ishte i zakonshëm ishte artist i madh. Ai ishte mik shumë i çmuar. Ishte bashkëudhëtar. Ishte fisnik, i qeshur, poet, piktor, ai shkruante shumë kohët e fundit që ishte në shtëpi.

Sa herë komunikonim ishte në këtë lëm, bënte poezi, pikturonte. Zgjodhi të ikte pa zhurmë. Në një kohë kur vëmendjen e kemi tek kjo e padukshmja që po na lodh dhe cfilit. Sikur donte të itke pa zhurmë, pra që nuk dua të bezdis askënd.
Kam pasur fatin të punoj me të. Të jem i përzgjedhuri i tij dhe që e kam përzemër dhe ai personazh më ka dhënë shumë. Rikardi ishte euridit, shumë i ditur.
Ishte shumë pozitiv. Atë që bënte ai në shesh xhirim nuk e bëntë njeri tjetër. Atë që bënte ai, nuk ishte ai regjistori që diktonte, bërtiste dhe ulëriste. Ai bënte urtë qetë, me zgjuarsi. E rëndësishme ishte që i bënte.
Po ta shihni edhe filmin që kam bërë, është film me rrymën e tij rrymën e ngrohtë të bardhë. Në atë rrymën e njeriut dhe jo të supermenit. Këtu fitoi dhe filmi i tij ”Kur hapen dyert e jetës”.

Te hallet e njerëzve, që njeriu kërkon t’i zgjidhë për të qenë dreqi e mori pak pozitiv. Ai bëri të vinte me një pjekuri të jashtëzakonshme. Në shumicën e filmave ku është dhe regjisor ai edhe ka marrë role. Ky ishte film i veçantë që nuk ka dashur të marrë rol por ‘t’i përkushtohet.
Ishte kërkues brenda natyrës së tij, në analizën që bënte. Në fakt na toleronte duke na krijuar mundësi të improvizonim, edhe me kohë më të gjatë për të dhënë maksimum. Tek ai film kemi dhënë një atmosferë të shkëlqyer, prej Rikard Ljarjas. Që kur Ljarja ecte, të fliste ishte njeri që vetëm të ofronte nuk të largonte.”- tha Petrit Malaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb