Periudha e huazimit ka përfunduar dhe Alvaro Morata do lërë Juventusin, për t’u kthyer te Atletico Madrid. Kjo është ajo që shkruajnë mediet italiane, të cilat bëjnë me dije se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve.

Nesër në mesnatë skadon opsioni i blerjes, çka nuk është shfrytëzuar nga “Zonja e Vjetër”. Në të vërtetë, për momentin, klubi nga Torino nuk është në gjendje të mirë ekonomike, çka ka bërë që mos të ketë hapa para në bisedime.

 

Feff

Aktualisht nuk ka tym të bardhë, por situata mund të ndryshojë. Nuk dihet sesi do shkojnë gjërat, po ajo që mund të thuhet me siguri është se sulmuesi spanjoll nuk është më i Juventusit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb