Biznesmeni Elton Ilirjani që ka pranuar prirjet e tij homosekuale ka zbuluar sëfundmi se kush nga këngëtarët shqiptarë i pëlqen më shumë.

Duke folur me superlativa për reperin Mozzik, Elton Ilirjani zbuloi fiksimin për të.

Biznesmeni u shpreh se Mozzik është një mashkull i bukur dhe king, jo si ata që veshin mbathje rozë.

“Patjetër do të doja të bëja një bashkëpunim me Mozzik, sepse ai çun është më i vërteti aty dhe më vjen shumë keq që filluan e goditën”.

“Përveçse është këngëtar shumë i mirë dhe të gjithë të plasin nga inati. Ka një zë të mirë, është stil amerikan në të kënduar, por është edhe mashkull i bukur. Është king, nuk është si meshkujt femra aty që më shajnë mua, janë më femra se unë”.

“Ata vishen me ngjyra dhe mbathjet i kanë rozë. Mozzik është mashkull tamam për muzikën që bën. Në gjithë këtë verë, në fotot që pashë Mozzik më tërhoqi më shumë,”- u shpreh Elton Ilirjani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb