SHQIPËRI

2 mijë e 673 qytetarë janë ndëshkuar gjatë fundjavës për moszbatim të masave antiCovid.

Policia informon se 2 mijë e 594 prej qytetarëve të gjobitur janë ndëshkuar për mosvendosje të maskës mbrojtëse.

Ndërkohë as i përket orës policore, u ndëshkuan 73 qytetarë që e shkelën pas 20:00 si dhe 6 administratorë subjektesh me nga 1 milion lekë pasi nuk zbatuan protokollet e sigurisë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Shtetit

 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

 

Gjatë fundjavës janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2673 shtetas që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, 2594 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

 

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

 

Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2263 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 331 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse, si dhe kanë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, 63 drejtues mjetesh që qarkullonin pa autorizimin përkatës pas orës 20:00.

 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 17 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë.

 

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 6 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

 

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 73 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00, pa ndonjë arsye të domosdoshme

 

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb