KINE

Kina raportoi 3 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, pas një dite ku nuk u regjistrua asnjë person i prekur me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë bën me dije se 2 nga rastet e reja janë të importuara dhe vetëm një është i brendshëm.

Gjithashtu rritje pësoi dhe numri i personave të infektuar asimptomatikë, të cilët nga 28 që u raportuan një ditë më parë, rritet në 36.

Të premten, ishte hera e parë në Kinë që nuk regjistrohej asnjë rast i ri me koronavirus, që nga nisja e pandemisë vitin e kaluar në qytetin e wuhanit.

Numri i rasteve të konfirmuara në Kinë ka arritur në 82,974, ndërsa bilanci i viktimave qëndron i pandryshuar prej ditësh në 4,634

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: