MOSKË

Rusia fillimisht nuk kishte shumë të infektuar me koronavirus, ndërsa tashmë numri i personave me Covid-19 ka arritur rekord.

Shteti rus ka raportuar në kohët e fundit 8 726 raste të reja me koronavirus, shkruan “Reuters”.

Kështu, numri total i të infektuarve me virus ka shkuar në 449 834 njerëz.

Zyrtarët thanë se 144 njerëz kishin vdekur në 24 orët e fundit, duke e cuar numrin e viktimave në total nga Covid-19, në 5528 individë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb