Kanë mbetur dhe disa orë derisa kutitë në SHBA të mbyllen dhe amerikanët të mësojnë Presidentin e tyre të ri.

Mbi 100 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani teksa miliona të tjera po votojnë pasi në thuajse të gjitha shtetet janë parë mijëra votues të presin në qendrat e votimit kurse të tjerë votojnë me postë.

Shifra e sipërpërmendur përbën një rekord historik dhe në fund do të mësohet se pse amerikanët çuditërisht këto zgjedhje, në kushte pandemie, vendosën që të marrin pjesë masivisht në votime si rrallë herë më parë.

Në dy kampet, Trump dhe Biden janë parë të qetë dhe të sigurt në fitoren. Presidenti aktual i SHBA është shprehur se humbja nuk është e lehtë për të, kurse Biden qëndron i sigurt në fitore.

Gjatë mbrëmjes me orën lokale të SHBA pritet të dalin dhe Exit-Polls të para prej numërimit të kutive të para teksa sondazhet paraprake të mëparshme kanë favorizuar në përgjithësi Biden.

Nga ana tjetër SHBA ka një sistem ndryshe elektoral pasi fituesi përcaktohet jo nga vota popullore, por nga Kolegji Elektoral me 538 vota elektorale në tërësi, nga ku për të fituar zgjedhjet kandidati duhet të fitojë mbi 270.

Duket se gjithë beteja do të jetë e fokusuar në 8 shtete, Arizona, Colorado, Florida, Georgia, Iowa, Michigan, Minnesota dhe Nevada, ku duket një elektorat i lëkundur që do të përcaktojë dhe fituesin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb