VLORË 

Në Vlorë, janë hapur kutitë e para të votimit. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se në KZAZ në të cilën ndodhet, ka përplasje mes komisionerëve.

Kjo sepse është pikë e nxehtë, janë disa fshatra që përfshihen në këtë KZAZ. Procesi i numërimit është ndërprerë për pak kohë, sepse ka pretendime nga anëtarë të KZAZ-ve.

Një anëtar i KZAZ kërkon rregullsi më të madhe në numërim të votave. Kjo KZAZ ka qenë problematike edhe në vitet e kaluara.

Deri tani kanë mbaruar dy kuti së numëruara. Në Selenicë, PS kryeson me vota. Në KZAZ në afërsi të shkollës Ali Demi është i ngadaltë numërimi e pritet të numërimi më shpejt. Situata mbetet në tërësi e qetë.

Gazetarja Anila Ahmataj raporton se  pajisja e identifikimit nuk ka funksionuar. Kjo ka bërë që moshat mbi 60 vjeç të kenë probleme, për shkak të lëkurës paksa të dëmtuar.

Disa persona nuk kanë numëruar dot në mënyrë elektronike. Në këtë KZAZ ka rreth 52 kuti. Numërimi ka nisur, le të presim rezultatin.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: