TIRANË

Sulmi kibernetik që sipas qeverisë shqiptare ka për autor Iranin, vijon në vendin tonë. Pas e-Albania dhe sistemeve qeveritare, radhën e kanë pasur sistemet e kontrollit në pikat kufitare, konkretisht sistemi TIMS.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar për “BalkanWeb” dhe mesazhin që iu ka shkuar në kompjuterë punonjësve mbrëmjen e kaluar.

“Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës”, thuhet në foton e dërguar nga hakerët.
Këta të fundit kanë publikuar në Telegram edhe një video nga kamerat e sigurisë së pikave kufitare, me logon e publikuar më herët.

Siç shihet punonjësi i pikës kufitare po procedon me udhëtarët dhe në një moment, del nga sistemi. Ai provon sërish dhe sërish ndodh e njëjta gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: