POGRADEC- Ndërsa ka mbaruar numërimi i votave për Bashkinë e Pogradecit vijon numërimi për këshilltarët ku duket se ka edhe debate.
Mësohet se gjatë numërimit të votave për këshilltarët bashkiakë, nuk janë lejuar të futen në ambientet e numërimit përfaqësuesit e partive të vogla.

Tensionet janë regjistruar në ambientet e jashtë të KZAZ-së.

Ndërkohë që përfaqësuesit e partive duket se nuk po e zbatojnë thirrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të futen në ambientet e KZAV-e vetëm personat e përcaktuar me vendimin 578 të KQZ.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: