Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. KQZ ka numëruar mbi 700 mijë vota tashmë. Vetëvendosje prin me 48.17%, ndërsa janë numëruar 97,45 përqind të votave të përgjithshme. Në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 17.32% përqind, ndërsa në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.40% të votave dhe Nisma Socialdemokrate nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%.
Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

VV për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku i pati marrë 12,69 përqind të votave preliminare. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 përqind të votave. Ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb