KAVAJË- Një situatë e tensionuar është krijuar në Kavajë pasi numëruesit e PS-së nuk kanë pranuar të vijojë procesi për numërimin e 84 kutive të votave për kryetarin e bashkisë.

Kandidati i PD-së për Kavajën, Isa Sakja tha sot se komisionerët e PS-së nuk kanë shkuar për të ushtruar detyrën, ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe policia. Forca të shumta janë pranë KZAZ-së.

kavaje-

“Duhet të kishte numërimi në 8 dhe ora 11 ende nuk ka nisur. Partia Socialiste nuk ka sjellë ende numëruesit, ndërkohë që ka një prani të madhe të policisë në vendin ku do të bëhet numërimi”, tha Isa Sakja për News 24.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: